Presidenti Ilir Meta ndodhet në Strasburg ku është takuar me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta i dorëzoi Buquiçhio-s raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.
“Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari”, sqarohet në njoftim.
Një delegacion i Komisionit të Venecias ishte pak ditë më parë në Tiranë për mbledhjen e fakteve mbi pretendimin e Partisë Socialiste se presidenti Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale./tch
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli