Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit. “Unë do kërkoj hetim ndërkombëtar për ta ata që mbrojnë Dvoranin. Ata që e mbrojnë janë të korruptuar”, tha Meta.
Presidenti tha se do t’i mbledhë të gjithë ambasadorët “dhe do ua bëjmë si fëmijëve në klasë të parë që vjedhja është e madhe dhe nuk mbulohet. Duan ata të fitojnë fytyrën e tyre, kjo është e papranueshme”.
Meta tha se nuk ka hequr dorë nga kallëzimi për Dvoranin.
“Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”, tha presidenti./tch/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli