Ashtu siç kishte paralajmëruar, presidenti Ilir Meta dekretoi pa vonesë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur midis palëve politike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.
Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi sqaroi arsyet pse kreu i shtetit e mori këtë vendim. Meta e sheh këtë pakt si të vetmin që e afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.”
Edhe pse mes debatesh dhe diskutimesh, të enjten në Parlament u ndryshua Kushtetuta me 106 vota për t’i hapur rrugë hapjes së pjesshme të listave të kandidatëve në zgjedhje dhe për koalicionet parazgjedhore.
Një lëvizje të tillë të mazhorancës, Ilir Meta, por edhe opozita, nuk e pranojnë. Sipas tyre, Kushtetuta po shkelet me të dyja këmbët.
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...