Presidenti Ilir Meta i dha ish-shefit të SHISH, Visho Ajazi Lika dekoratën e Artë të Shqiponjës.
Presidenca njofton se motivacioni për dekorimin i shefit të Shërbimit Informative, është kontributi i veçantë për sigurinë kombëtare, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Gjatë dhënies së dekoratës, Presidenti ka vlerësuar se SHISH gjatë kohës që drejtohej nga Visho Ajazi, e ka bërë detyrën me përgjegjshmëri dhe patriotizëm shpesh herë edhe nën presionin e politikes.
Ndërkohë sipas kreut të shtetit, është domosdoshmëri që SHISH të ketë edhe më shumë pavarësi dhe profesionalizëm jo vetëm në funksion të stabilitetit e sigurisë kombëtare, por edhe që Shqipëria, siç është shprehur ai, të eksportojë më shumë siguri e më pak probleme jashtë kufijve të saj./Top Channel
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës