Ndërkohë që Rusia ashpërson sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga ajri dhe toka, presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me këtë situatë.
Meta tha se e ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar masat që do të ndërmerren në koordinim me SHBA dhe BE ndaj Rusisë. Teksa dënoi sulmin rus mbi Ukrainën Meta tha se Rusia duhet t’i kthehet sa më shpejt rrugës së dialogut.
“U diskutuan masat që do të ndërmerren në koordinim të plotë me partnerët tanë. Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. Ky përshkallëzim përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, kartës së OKB dhe minon sigurinë dhe paqen. Si president shpreh dhimbje të thellë për jetët e humbura. Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Shqipëria si anëtar i NATO i bashkohet thirrjeve ndaj Rusisë për të braktisur këtë rrugë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme“, tha Meta./abcnews.al/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit