Donald Dervishi u bë i njohur gjerësisht pak muaj më parë në rrjetet sociale pasi ndërtoi bashkë me një mësues tjetër shkollën fillore në një fshat të Skraparit.
Tani, ai ndodhet para Kryeministrisë për të mbështetur protestën e studentëve. Në një lidhje për “360 Gradë” në Ora News, mësuesi bëri thirrje për vetting në sistemin arsimor.
Pjesë nga biseda:
Dervishi: Do të doja të isha aty, por mirë jam këtu me studentët. Unë jam solidarizuar me studentët dhe jam ndjerë i prekur që në fillim. Këto 8 pika janë të realizueshme dhe të domosdoshme. Kam kaluar vet në kalvarin e të gjitha hijeve që bëjnë pedagogë të ndryshëm që abuzojnë me studentët. Unë mbaj këtë pankartën, vettingu të fillojë nga unë. Ftoj edhe të gjithë mësuesit të bëjnë të njëjtën gjë. Vettingu duhet të bëhet edhe në sistemin parauniversitar. Plaga universitare vazhdon me rininë. Dëgjova ministren që reforma në arsimin parauniversitar është realizuar. Nuk ka ndodhur. Kurrikulat e kopjuara po largojnë mësuesin nga nxënësit.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/282639809058122/?t=0
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...