Në Qarkun e Korçës mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat për shkak të situatës nga bora. Por rrugët kryesore janë bërë thuajse të gjitha të kalueshme.
Në Qafë Thanë lëvizet normalisht, por ka vështirësi në rrugën Korçë – Ersekë, në Qafen e Qarrit, ku ka mbi 40 cm bore shkruan AbcNews.al
Sot në mëngjes u hap rruga e Dardhës e bllokuar dje nga masivet e borës. Në Dardhë janë regjistruar mbi 80 cm borë. Rruga Korçë Voskopojë është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Kanë mbetur të izoluara nga bora zona e Mokrrës, Lekasit, Moglicës, Shtylla, Panariti dhe fshatra të thellë të bashkisë së Kolonjës.
Rrugët brenda qyteteve janë pjesërisht të hapura. Aktualisht janë me defekt dy fidrat e Vithkuqit, të cilat furnizojnë Njësinë Administrative Vithkuq, Lekas dhe disa fshatra të Moglicës. Defekte ka edhe në linjat që furnizojnë Panaritin, Mollasin, Podgorien, Vreshtasin, Sheqerasin, Shëngjergjin, Dardhasin.
Reshjet e borës vazhdojne intensive në lartësitë mbi 1200 m. Shtabi i emergjencave civile ju bën thirrje të gjithe banorëve të kenë kujdes dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës