Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, deklaroi në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se kjo parti do të ngrejë padi për çështjen e fondeve greke, të cilat, sipas saj, kanë pasur si qëllim “blerjen e politikanëve dhe politikave”.
“Fondet kërkojnë blerjen e politikanëve dhe politikave. Për këtë arsye duhen hetuar. I kemi kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë dhe tha se nuk ka tagër. Tani do të depozitojmë të gjitha aktet për të nisur një hetim në Prokurorinë e Tiranës. Do të ngremë padi edhe për çdo lajm të rremë që tenton të manipulojë këtë çështje të një rëndësie kombëtare”, tha Doda.
Në lidhje me ndryshimin e miljeve detare nga ana e Greqisë, Doda u shpreh se qeveria jonë ka bërë një marrëveshje ku nuk fiton asgjë.
“Ndryshimi i miljeve nga 6 deri në 12 nuk e dimë se çfarë do të thotë. Deklarata e Kotziasit thotë shprehimisht se do të zgjerohet zona ekskluzive ekonomike. Deshën varret e të rënëve dhe i morën, bënë marrëveshjen e toponimeve, kemi një marrëveshje për minoritetet, kurse shteti shqiptar nuk ka marrë gjë.
E quaj tentativë për një marrëveshje jo të barabartë dhe në mungesë të plotë të institucioneve”, u shpreh Mesila Doda./Top Channel/
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...