Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë pasditen e së premtes me një njoftim në lidhje me vizitën e senatorit John McCain, ku tregon edhe temat që kjo vizitë ka patur në fokus.
“Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.
Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë./ Top Channel
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...