Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.
Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj.
Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.
Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e dhuratave që do të dalin në ankand, por ato janë mbi 270 sende dhe ruhen në një dhomë të Palazzo Chigi, raporton la Repubblica.
Dhurata e parë daton nga G20 në Bali në 2022 dhe ishte një veshje tradicionale e grave të Kerala, dhuratë nga presidenti indian Narendra Modi. Midis dhuratave të tjera, është një statujë prej pëlhure nga deputeti Michele Emiliano. Ankandi përfshin gjithashtu dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, unazë dhe vathë.
Ka edhe këpucë ‘pitoni blu’ nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim në valixhe të kuqe. Dhuratat përfshijnë gjithashtu tapete nga Libia dhe vendet e tjera arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orban dhe një ciotolë qeramike nga Joe Biden.
Kostumi tradicional i dhuruar nga ish-kryeministri rumun Marcel Ciolacu është gjithashtu pjesë e ankandit./Tv Klan
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...
Inteligjenca gjermane hetoi dronët misterioz, gjurmët i dërg...
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...
Kurti: Kam ofruar garanci që ish-krerët e UÇK-së të mbahen n...
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen nda...