Suedezët kanë treguar gjithnjë një interes për bregdetin shqiptar. Vitin e kaluar folën për rreth 57 mijë turistë nga ky vend që vizituan vendin tonë me një rritje me 38% në krahasim me një vit më parë.
Kjo ka bërë që të shtohet edhe vëmendja në mediat vendase. Në një reportazh të gjatë të “Livstil” thuhet se “Shqipëria ka vendndodhjen më të mirë në të gjithë Mesdheun” duke dhënë këshilla edhe për të gjithë ata që duan të vizitojnë atë që konsiderohet si “perla e Adriatikut”.
Në reportazhin e fotografit Kristofer Lönnå thuhet se u tërhoq nga fotot që i kishte treguar një miku i tij dhe pas vizitës në Sarandë vendosi të blejë një apartament aty. Sipas tij suedezët nisen nga klishetë duke e ditur Shqipërinë një vend ende në luftë, por që në impaktin e parë sheh një realitet krejt tjetër.
Plazhet janë të shkëlqyera, është e ngrohtë dhe ushqimi është i lirë. Ai thotë se apartamenti me pamje nga deti është ajo që kishte ëndërruar. Në shkrim thuhet se njerëzit janë mikpritës dhe se i vetmi problem është gjuha, por që sot gjen zgjidhje nëpërmjet teknologjisë.
Përveç Sarandës, reportazhi veçon edhe Durrësin e Tiranën./Tv Klan
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...