Një artikull i prestigjozes italiane “La Repubblica” ku pretendohet se në disa fshatrat shqiptarë valvitet flamuri i ISIS-it dhe se Italia nuk i trembet as emigrantëve e as azilkërkuesve por shqiptarëve të radikalizuar, nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kryeministrit, Edi Rama.
“E lexova! Një gënjeshtër e madhe po çfarë të bësh, kështu po shkon kjo punë kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet kush lexon dizinformohet”, – shkruan shefi i qeverisë shqiptare gjatë një replike me një komentues në “Facebook”, raporton “BalkanWeb”.
Reagimi i Ramës erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së një qytetari i cili i ka kërkuar një opinion lidhur me shkrimin e gazetës italiane, që me shumë gjasë Rama do e cilësonte një “media kazani”, etiketim që ai u ka vënë mediave shqiptare që sipas tij vetëm shpifin.

Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...