Teksa numri i te prekurve me Covid-19 çdo dite shënon shifra te frikshme, jetët e humbura po ashtu shtohen çdo dite.
Ne vitin 2020 ne bashkine e Elbasanit u ndanë nga jeta 1648 persona, ndërsa ne vitin 2019 numri i vdekjeve ishte 1090.
Një rritje e ndjeshme krahasuar me mesataren e vdekjeve ne një periudhe normale ne Bashkine e Elbasanit.
Vetëm ne qytet, ne vitin 2020 humben jetën 880 persona, ndërsa ne vitin 2019, 632 persona. Muaji që regjistroi numrin me te larte te vdekjeve ishte dhjetori, kur u shënuan 55 jete te humbura me shume se një vit me pare.
Nga te dhënat shkaku kryesor i vdekjeve ne vitin 2020 ka qene arresti kardiak/respirator.
E teksa këto statistika vijojnë te rriten frikshëm, po aq frikshëm po shtohet mungesa e ndërgjegjësimit. Bare e restorante janë te tejmbushura ne çdo orar te ditës pa asnjë kriter sigurie ndërsa përballe kolapsit ekonomik duket se është zgjedhur rruga e riskut te jetëve njerëzore./TCH
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...