Fotografi Agim Rama publikoi një foto të deputetit të PS Rrahman Rraja nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës ku dha dëshminë e tij përreth një orë.
Deputeti shfaqej me paterica dhe këmbë të thyer ç’ka tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Madje në pak minuta nisi edhe të aludohej se dikush mund t’ia kishte thyer këmbën deputetit.
Newsbomb.al kontaktoi menjëherë me zotin Rraja i cili tha se është aksidentuar në Itali.
“Aksidentale. Kam bërë aksident në Itali”, tha Rraja i cili nuk pranoi të japë shumë detaje rreth këtij aksidenti.
“Ndodhi disa ditë më parë, isha me gruan në Itali. Me makinë…”, theksoi Rraja.
Pyetjes nëse është i sigurtë që nuk ka rënë pre e ndonjë sulmi të mundshëm që lidhet me rastin “Xhisiela”, Rraja iu përgjigj.
“Jo, jo sigurisht që nuk ka lidhje. Ua thashë ishte aksident me makinë në Itali”.
E ndërsa kur e pyesim se pse ka shkuar në Itali, Rraja zbulon se bashkëshortja e tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kjo është edhe arsyeja e vizitës në shtetin fqinj. “Kam gruan sëmurë”.
Rraja ka dhënë një orë dëshmi në Prokurorinë e Tiranës rreth akuzës së oficerit Emiljano Nuhu i cili pretendon se është kërcënuar me tytën e armës në zyrën e tij në Fushë Krujë pikërisht nga deputeti Rraja, kryebashkiaku Artur Bushi dhe deputeti i PS Taulant Balla në mënyrë që mos arrestonte Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist i cili nga ana tjetër ishte denoncuar nga Xhisiela Maloku për dhunë.
Kjo e fundit u tërhoq nga denoncimi i tij ndërsa Rrexhep Rraja aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe nesër do të apelojë vendimin për të kërkuar liri.
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...