Me maska dhe të palestruar, Rama tregon policët që nga e hëna dalin në rrugë

16:17 | 1 Shkurt 2020
A Z

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku duken një numër i madh efektivësh policie teksa bëjnë stërvitje.

Rama shkruan se të hënën forcat e Njësisë Speciale në fjalë do të dalin në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK Ligjin anti-KÇK.

“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2482137228672813/

Shpërndaje në rrjete sociale