Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar pasditen e së enjtes në Itali. Aksidenti ndodhi në zonën e Cuneos, në Savigliano. Makina tip “Jeep Avengers” më të cilën udhëtonin dy të rinjtë dhe një person i tretë u përplas ballë për ballë me një kamion.
Viktimat janë rreth të njëzetave ndërsa nga kjo ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spitalet në Savigliano dhe Cuneo.
Dy viktimat u nxorën nga automjeti nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Rruga u bllokua për trafikun për një kohë të gjatë për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet nga forcat e rendit, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit./euronews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...