Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e aplikacionit TikTok në Shqipëri, për gati një vit.
Teksa Kushtetuesja pranoi pjesërisht padinë dhe shprehet se “ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit”, Rama deklaron nëse nuk do ishte mbyllur masat pozitive nuk do kishin ardhur. Sipas tij, falë asaj mbylljeje prindërit dhe mësuesit janë pak më të lehtësuar.
“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!
Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!”, thekson kryeministri Rama.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se vendimi për mbylljen e platformës TikTok ka cënuar lirinë e shprehjes.
Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të padisë së paraqitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili kundërshtoi mbylljen e platformës për të gjithë përdoruesit në vend.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.
Edhe pse qëllimi i qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga ndikimet negative të platformës u konsiderua si interes publik legjitim, Gjykata arriti në përfundimin se mbyllja e TikTok u bë me VKM, çka bie ndesh me kriterin kushtetues që kufizimet e lirisë së shprehjes të vendosen vetëm me ligj.
Gjykata vlerësoi se masa nuk përmbushi as kriterin e proporcionalitetit, pasi bllokimi i plotë i platformës për të gjithë përdoruesit ishte një ndërhyrje e gjerë dhe autoritetet nuk provuan se kishin shqyrtuar më parë mjete të tjera më pak kufizuese për të arritur të njëjtin qëllim.
/rtsh.al/
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...