Protesta e opozitës është mbyllur gradualisht me zhbllokimin e akseve rrugore të bllokuara nga protestuesit e opozitës në kuadër të asaj që u cilësua prej tyre si mosbindje civile.
Në kryqëzimin e Bradasheshit ka nisur qarkullimi i automjeteve pas zhbllokimit të rrugës dhe bashkë me qytetarët janë larguar edhe përfaqësuesit e PD, Alizoti, Kaso, Spaho e Koti.
Qarkullimi është zhbllokuar gradualisht edhe në Milot, Levan, Rrogozhinë, Shkozet dhe në Tiranë ky fjala e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka shënoi zyrtarisht edhe mbylljen e protestës së opozitës.
6 akse kryesore në vend u paralizuan për shkak të protestës së opozitës që nisi në orën 17:00 dhe u mbyll në orën 20:00.
Konkretisht akset rrugore që u bllokuan ishin “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit./euronews.al
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?