Ndërkohë që në Parlament u votua me 75 vota pro, ligji që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, artistët vijonin protestën e tyre jashtë godinës së Parlamentit.
Të rrethuar nga forca të shumta policie, protestuesit vendosët të mbyllin protestën e sotme, për të vijuar nesër në orën 19:00, para godinës së Teatrit Kombëtar.
Artistët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile u grumbulluan që në orët e paradites dhe kanë protestuar gjatë gjithë ditës, kundër votimit të këtij ligji.
Protestës së tyre iu bashkua edhe opozita, që bllokoi foltoren në momentin e votimit dhe më pas qëlluan kryeministrin Rama me kartonët e kuq të votimit kundra./Top Channel/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump