Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, si dhe Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, kanë njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë.
Për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.
Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).
“Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë”, thuhet tutje në njoftim.
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...