Prej 1 janarit, çdo ditë dhjetra faqe të basteve “online” po mbyllen. Kryesisht ato janë faqe të huaja, aktiviteti i të cilave evidentohet nga policia dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit.
Jetmir Braha, drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve (AKEP), tha: “Kohët e fundit kemi shumë shkresa nga Policia e Shtetit. Aktualisht, rezultojnë të mbyllura rreth 1500 faqe të basteve, nga të cilat gjysmat janë mbyllur nga policia dhe gjysma nga AMLF. AKEP i përcjell ISP-ve këto faqe dhe ndjek në vazhdimësi mbylljen e tyre”.
AKEP ka edhe një paralajmërim për ofruesit e shërbimeve të internetit: “Në bazë të ligjit, parashikohet kundravajtje administrative dhe penalizohen me gjobë ofruesit e shërbimeve internet që nuk i binden urdhrit për mbylljen e këtyre faqeve”.
Megjithatë, sipas informacioneve, ka ende faqe “online” të huaja ku mund të luhet kumar.
Ndërkohë, në vetëm 3 javë që prej hyrjes në fuqi të ligjit, policia janë proceduar penalisht mbi 20 persona për zhvillim të paligjshëm të lojrave të fatit./tch
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...