Është zhvilluar këtë të martë konferenca për mbrojtjen e “viktimave të krimit”, ku edhe po prezantohet strategjia ndërkombëtare ndërsektoriale 2024-2023.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh se nuk do të mungojë aspak bashkëpunimi mes institucioneve për të parandaluar ngjarje të dhunës që mund të sjellin edhe tragjedi. Referuar statistikave Balla tha se ndodhemi në kushtet e një situate emergjente. Ndër të tjera Balla tha se “Tik Tok” është kthyer në një shpërndarës të rregullt të dhunës.
“Kur Policia e Shtetit vihet në dijeni të një rasti dhunë, apo të dhunës seksuale, duhet të ketë një protokoll në momentit që sinjalizohet një rast dhunë. Duhet që ne t’i tregojmë shoqërisë raste konkrete se si viktimat jo vetëm do të merren në mbrojtje, por edhe do të fuqizohen”, ka thënë ndër të tjera Balla.
/abcnews.al/
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...