Mbrëmjen e djeshme qyteza italiane La Spezias u tmerrua nga të seria e të shtënave që u qëlluan në drejtim të një shqiptari që ndodhej në një lokal të qendrës.
Ngjarja e rëndë i futi në ponë efektivët e policisë për të zbuluar autorin që qëlloi me 39 vjeçarin shqiptar, duke e lënë të plagosur në këmbë.
Këtë të dielë media lokale shkruan se personi që tentoi të vrasë shqiptarin nuk është tjetër veçse kushëriri i tij.
Media shkruan se i plagosuri dhe autori i tentativës për vrasje janë kushërinj dhe se kanë patur konflikte të gjata mes tyre.
Disa kohë më parë, personi 39 vjeçari kishte organizuar një rrahje kolektive për kushëririn që e qëlloi mbrëmjen e djeshme. Ai së bashku me disa shokë e kishin surprizuar e goditur me shkopinj personin që kreu atentatin.
Policia e ka vënë në pranga personin në fjalë, ndërsa media lokale zbulon se arma e përdorur rezultonte se kishte qenë e vjedhur.
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...