Komisioni Hetimor, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, do të mblidhet sot në orën 11:00.
Ky Komision drejtohet nga deputeti socialist, Alket Hyseni, ndërsa nënkryetari i komisioni është Myslim Murrizi. Sekretare është Klotilda Bushka dhe anëtarë të tjerë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çarçani.
Ndërsa zëvendësues janë emëruar Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga