Një ditë pas mbledhjes maratonë të qeverisë në Golem, kryeministri shqiptar Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ka mbledhur Kryesinë e Përgjithshme të kësaj force politike.
Mbledhja e sotme do të përqendrohet tek zgjedhjet e brendshme të partisë dhe organizimi i strukturave të saj.
Po ashtu mësohet se kupola drejtuese e PS do marrë në shqyrtim kandidaturat për kryetarë të degëve, ku për secilën degë bashkie, ka nga dy ose më shumë emra për kryetar, shkruan Lapsi.al.Kryetarët e rinj do zgjidhen me votim nga anëtarësia e PS në muajin janar.
Gjençaj tha se Kryesia pritet të vendosë dhe një datë për thirrjen e Asamblesë në janar, si dhe të konfirmojë mbledhjen e Kongresit, që parashikohet të mbahet në datën 29 shkurt.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...