Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një emaili i është përgjigjur deputetit të PS, Damian Gjiknuri ku ky i fundit njoftonte për mbledhjen e Këshillit Politik, sot në orën 17:00.
Vasili është shprehur se Këshilli Politik nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme si ajo e djeshmja.
Më tej Vasili shkruan se diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik i drafteve të diskutuara, por jo të miratuara është normalitet i detyruar.
Ndërkohë Vasili shprehet se dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve që janë pjesë e pikës 11 të marrëveshjes së 5 qershorit, është thjeshtë një provokim që minon konsensusin dhe dialogun./tch
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...