Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar se 824 konkurentë nga i gjithë vendi i janë nënshtruar provimit për tu pranuar në Policin e Shtetit – Patrullë e Përgjithshme.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka thënë se sfida për ta rinuar policinë e shteti është e hapur, teksa shtoi se kjo është një detyrë e rëndësishme publike.
“824 konkurentë nga e gjithë Shqipëria merren në provim për tu pranuar në Policinë e Shtetit – Patrullë e Përgjithshme Sfida për ta rinuar policinë e shtetit është e hapur. Duke u bërë oficer policie ju keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht si dhe të bëni diferencë pozitive në komunitetin tuaj. Ju do të mbroni rendin publik, parandaloni dhe hetoni krimin. Është një detyrë e rëndësishme publike, shumë sfiduese, e cila ju jep mundësinë të shikoni impaktin direkt të punës tuaj”, ka shkruar Balla./Arbresh.info
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin