Bashkimi Evropian vijon të dërgojë ndihma për Shqipërinë për përballimin e situatës me Covid-19.
Së fundmi në vendin tonë ka mbërritur donacioni i radhës me pajisje mjekësore të dhuruara nga Austria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
Në këtë paketë ndihme janë dhuruar plotë 2000 pako me dorashka si dhe 3740 litra dezinfektues mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
“Një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë ?? në luftën kundër #COVID19 arriti sot falë Austrisë ?? përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian ?? #EUcivpro:
?2000 pako me dorashka
?3740 litra dezinfektues mjekësor” shkruan Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca./tch
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...