Gjatë vitit 2024, në Shqipëri ishin afro 1.2 milion persona të punësuar. Në krahasim me vitin 2023, numri është rritur me 2%, ndërsa të papunë kishte 110 mijë persona.
Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kishin përqindjen më të lartë të të punësuarve, ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të lartë ishin Kukësi dhe Gjirokastra, shkruan Euronews.al.
Nga ana tjetër, Lezha dhe Vlora kishin shkallën më të ulët të punësimit.
Analiza e INSTAT nxjerr edhe pagën mesatare bruto në shtet dhe privat, e cila vitin e kaluar ishte 77 mijë e 500 leke, me rritje vjetore rreth 10%.
Të punësuarit me paga më të larta në vendin tonë, vitin e kaluar ishin menaxherët, ligjvënësit, nënpunësit e lartë të administratës shtetërore, drejtuesit në Forcat e Armatosura apo edhe të punësuarit në sektorin e Informacionit dhe Komunikacionit.
Ndërsa më pak të paguarit ishin ata që punuan në bujqësi, zejtarët, artizanët dhe të punësuarit në transport e magazinim.
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki