Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane.
I ftuar në Top Channel, ai tha se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.
‘E gjitha kjo është krijuar për shkak se porto Romano do të kthehet në një park të madh urban. Pas tërmetit ne menduam kthimin e porto Romanos nga një vendgrumbullim kanceroz të mbejtjeve në një park të madh. Jemi duke negociuar për të bërë një marrëveshje. Brenda javës kjo marrëveshje do të finalizohet.
Pas tërmetit në situatën e befasishme që u gjendëm e shpejtuam vënien në lëvizje të projektit dhe filluam sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt, brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës’– tha Rama.
Numërohen mbi 18% e votave, vazhdon të prijë VV me 47.22%
Semenyo pritet ta finalizojë marrëveshjen me ish-kampionin e...
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...