Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat në Kashtebardh, ku është përfshirë një autobot i mbushur me karburant dhe një mjet bujqësor.
Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e tij.
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.
Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.
Top Channel
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes