Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj medias së huaj “Der Standard” në lidhje me hartën për kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama thotë se nuk ka mbështetur kurrë ndryshimet përgjatë kufirit Serbi dhe Kosovë, ndaj e cilëson si “turp” faktin që një media prestigjioze shpërndan lajme të rreme.
“@ derStandardat @webstandardat çfarë zhgënjimi që shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë të sillet si një shpërndarës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “jo letër dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim kufiri përgjatë vijave etnike midis SRB & KOS! # E turpshme”, shkruan Rama./arbresh.info/
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...