Bajram Begaj kandidati i socialistëve për kreun e shtetit, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar që raporti për kandidatin për president të republikës, Bajram Begajn të kalojë në seancën plenare që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00.
Ndërkohë, deputetët që votuan kundër miratimit për kalimin e raportit në seancë plenare për kandidatin për president, Bajram Begajn ishin deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.
Më herët, socialistët e dorëzuan zyrtarisht kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, duke e mbështetur me 37 firma. /abcnews
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...