Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por diskutimi online është shoqëruar me përplasje mes palëve për disa çështje.
Anëtarët kanë dalë nga rendi i diskutimit dhe ka qenë drejtuesi i mbledhjes, Ulsi Manja, që ka ndërhyrë, duke thënë se ndërhyrjet do të jenë të karakterit legjislativ, ku thekson se çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara.
Pjesë nga debati në mbledhje:
Gjiknuri: Le të rrimë te administarata zgjedhore dhe subjekti, mbase këtë term (gjykate) duhet ta heqim fare. Respektim të parimit për administratën zgjedhore në të gjitha komisionit. Për mendimin tim nuk duhet ta përfshijmë këtë për momentin, se është vështirë të gjejmë gra.
Gumi: Zbatimi i detyrimit të përfaqësimit gjinor sipas dispozitave konkrete.
Hysi: Studimi i Gjiknurit nuk qëndron. Ne nje studim rezulton se kanë kaluar më shumë vetingun grate se sa burrat. Përqindja është me e lartë të gratë. Se dimë a do gjejmë burra… (Manja e nderpret)
Manja: Zonja Hysi jemi në një cështje të teknikës legjislative…
Hysi: Jo jo ne jemi anëtarë dhe duhet të flasim… Në këtë ligj thuhet se në të gjitha organet vendore dhe të pavarura duhet të ketë minimunmi 30% të një gjinie. Uroj që edhe në Kolegjin Zgjedhor të kemi 30% të secilës gjini.
Manja: Secili ka të drejtën të diskutojë pafund por çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara. Dakordësuam që në fillim të mbledhjes që ndërhyrjet do të jetë të karakterit legjislativ. Në pikën 2 të nenit do të duhet të qëndrojë fjala Gjykatë. ( nderhyn alimadhi por nuk lejohet te flase nga Manja) Kush është dakord për nenin 3… Miratohet neni 3 kalojmë te 4. (nuk lejon asnjë të ndërhyjë)./TCH
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...