Mediat italiane kanë publikuar imazhet tronditëse, që tregojnë momentet e vrasjes së 37-vjeçares Brunilda Halla, përpara shkollës së të birit në Itali.
28-vjeçari i dyshuar për vrasjen e së resë i afrohet e godet me thikë, dhe më pas ia mbath nga vendngjarja.
Corriere della sera ka publikuar edhe deklaratën e avokatit, i cili ka treguar se çfarë ka rrëfyer klienti i tij.
“Në një marrje të gjatë në pyetje ai pretendoi se e kishte kryer veprën penale si një gjest rebelimi ndaj shoqërisë së Vittorias që e kishte margjinalizuar atë”, tha avokati.
Sipas avokatit i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor prej vitesh dhe ka qenë viktimë e bullizimit.
“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, është viktimë e bullizmit që ndiqej nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit shëndetësor”, tha avokati Franco Vinciguerra./lapsi/
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...