Qazim Bruka, pas konfliktit me bashkëshorten e tij rikthehet në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”.
Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan. Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët. Ai deklaron se nuk i ka takuar për gati një vit dhe bën përgjegjës kreun e Zyrës Përmbarimore Kukës. Madje thotë se kreu i përmbarimit, Sulejman Elezi, e ka rrahur.
Bruka tha se kishte kërkuar ndihmë edhe tek ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por se nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Në emision “live”, Bruka tha se nëse nuk bënte punë drejtësia, t’ia bënin burgun gati sepse do bënte vetëgjyqësi.
Gjatë emisionit ndërhyri në lidhje telefonike vetë kreu i zyrës së përmbarimit në Kukës, Sulejman Elezi, i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat e Brukës.
“Ai që keni aty është person me precedentë, që ka kryer krim ndaj familjes. Si mund ta mbani në emision. Lërini organet e prokurorisë të merren me të. Ai ka kryer krim ndaj gruas e fëmijës së tij, i ka hedhur në rrugë. Ai do të marrë hak ndaj meje, sikur e kam dhunuar unë. Edhe ndaj këtij personi do vendosi ligji dhe e drejta. Ju zgjidhini çështjet të familjes së tij, jo këto, me këto merret drejtësia,” tha Elezi.

Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...