Pas përpjekjeve të protestuesve për të çarë kordonin policor që mbronte perimetrin e sigurisë së Ministrisë së Brendshme, vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha u afrua për të qetësuar turmën dhe për ta thirrur të largohet.
Krahas deputetëve të PD-së, si Strazimiri, Salianji, Spahia etj, edhe vetë Basha doli në krye të turmës dhe e thirri ta ndjekë pas, për të lënë godinën dhe për t’u spostuar drejt selisë së Partisë Demokratike.
Duke ndjekur liderin e opozitës, protestuesit parakaluan në pedonalen para Teatrit Kombëtar, për të ecur drejt selisë së PD-së, duke shmangur kështu edhe një agravim të situatës para godinës së Ministrisë së Brendshme.
Mesa duket këto janë edhe minutat e fundit të marshimit të opozitës, që tani janë larguar nga godina e Ministrisë dhe pritet të shpërndahen gradualisht.Top Channel
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...