Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar ditë më parë marrëveshje teksa kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së saj.
Sipas Ramës, me marrëveshjet mes dy vendeve Shqipëria më shumë ka marrë sesa ka dhënë.
“Edhe këto janë normale në marrëdhëniet mes vendeve, në fund të fundit, marrëdhëniet mes vendeve nuk janë marrëdhënie dashurie, janë marrëdhënie interesash, kështu kanë qenë dhe kështu do jenë gjithmonë shtetet kanë interesa, mbrojnë interesa, luftojnë për interesat e tyre dhe në këtë sens nuk do ishte çudi sikur të kishte ndodhur edhe kështu, por e vërteta është që ka ndodhur e kundërta. Ne këtu me këtë marrëveshje, më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Ndërkohë që çka kemi dhënë nuk hyn në terma”, ka thënë Rama për abcnews.al transmeton Arbresh.info
“Nuk hyn në terma të natyrës financiare, nuk hyn në terma të natyrës së ndonjë obligimi të posaçëm politik, por hyn një përpjekje shumë e madhe për të afruar Francën dhe për t’u afruar me Francën”, shtoi ai.
Lexo edhe:
Rama: Pozicionimi ndërkombëtar i Shqipërisë, si kurrë më parë në histori
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna