Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga foli për negociatat me Greqinë dhe marrëveshjen me detin.
Në lidhje me bisedimet e ministrave të jashtëm Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias, Hajdaraga tha se i sheh këto si bisedime pozitive që po hapi një kapitull të ri mes vendeve.
Ai gjithashtu u shpreh se tani po negociohet për probleme vërtet të rëndësishme, që kanë ngelur peng i së kaluarës prej 17 vitesh.
“Këto shihen si bisedime pozitive që po hapin një kapitull të ri mes vendeve. Më vjen mirë që për herë të parë tashmë është shtruar për diskutim një set problemesh. Tani po negociohet për probleme të rëndësishme, që janë peng i së kaluarës prej 17 vitesh. Po shprehet vullneti i mirë për të negociuar dhe për t’i zgjidhur.
Tani po bisedohet për një marrëveshje që do definohet pas këtyre negocimeve, që kanë nisur prej një viti. Këtë takim disa ditor, në Kretë e Korçë, pritet ta kthejnë me një marrëveshje të definuar.
Në metodologjinë e marrëveshjeve, negociatat i paraprijnë marrëveshjes. Është pranuar nga pala greke që marrëveshja e detit të diskutohet nga e para. Mbi bazën e këtyre dokumentave, përbëjnë një bazë solide për një bisedim serioz,” tha Hajdaraga në News 24.
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën