Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndërprerë në shkurt për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Rinovimi i marrëveshje historike është përshëndetur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Shqipëria mirëpret rinovimin e Iniciativës e Detit të Zi për Grurin. Kjo linjë e rëndësishme është për mua ushqime të mbetet jetike për botën. Unë e përgëzoj Turqinë, Presidentin Erdogan dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Guterrëes për angazhimin e tyrë të fortë që kjo të bëhet. Diplomacia është gjithmonë mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje”, shkruan Rama.
Ukraina është një nga vendet me prodhimet më të mëdha të drithërave. Kur trupat ruse e nisën sulmin në fund të shkurtit, Moska vendosi një bllokadë në portet e Detit të Zi të Ukrainës, duke ndaluar të gjitha eksportet bujqësore. Lufta bllokoi 20 milionë tonë metrikë drithë të bllokuar në portet e Ukrainës, duke bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.
Kjo marrëveshja krijoi një korridor detar të mbrojtur për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit për herë të parë që nga fillimi i luftimeve në shkurt.
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa