Marjana Semini është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.
Ajo u rendit e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Asnjë nga tre kandidatët nuk mori 84 vota në Parlament dhe sipas ligjit, cili renditet i pari në listë, emërohet automatikisht.
Semini mori 58 vota, Ardjan Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.
Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, të dyja kandidaturat e paraqitura nga opozita, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj nuk morën vota për t’u zgjedhur. Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit do të nisë sërish nga e para.
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president