Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema është duke realizuar një dokumentar për “Mollën e Kuqe” në Sanxhakun e Nishit.
Mema i cili njihet për dokumentarët e tij që në thelb kanë çështjet e pazgjidhura kombëtare, vazhdimisht ka hasur në pengesa për të lëvizur në Greqi, Serbi apo territore tjera të banuara me shqiptarë.
Edhe kësaj radhe për të realizuar punën e tij profesionale për xhirimin e dokumentarit gazetari me bashkëpunëtorët e tij janë penguar me t’u futur në Serbi.
Në pikën doganore të Merdares, Mema është ndaluar nga autoritetet doganore serbe, derisa bashkëpunëtori i tij u lejua të kalojë.
Autoritetet serbe të dhënat e gazetarit i referuan te shërbimet tjera duke mos lejuar Memën të kalojë në Serbi për më tepër se 40 minuta.
Është urdhër nga lartë se nuk mund të largoheni nga objekti. Çfarë keni bërë?”, e pyet polici serb gazetarin Marin Mema.
Pas kontrolleve të imtësishme të gazetarit dhe automjetit, ata kaluan kufirin dhe vijuan punën.
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...