Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuar masaty e marra në spitalin e Traumës, ku janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë dhe ato të patologjive malinje.
Sipas ministres spitali i Traumës ka pritur rreth 4000 urgjenca dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale të kryera gjatë kësaj periudhe.
“Shqëtësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqëndrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje. Janë rreth 4000 urgjenca të pritura dhe rreth 16-20 ndërhyrje të urgjencës kirurgjikale. Bëmë një organizim të sistemit shëndetësor që të mos mungonte aspak shërbimi cilësor për qytetarët”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit të masave të marra tek Spitali Universitar i Traumës, Manastirliu tha se do të bëhet hapje graduale e sistemit shëndetësor dhe se, kjo do të varet nga ecuria e situatës së shkaktuar nga COVID19.
“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirurgjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”, tha Manastirliu.
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...
Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, dyshohet se u përfs...
Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...