Artisti dhe shkrimtari Maks Velo i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 publikoi për herë të parë dosjen e tij, të cilën ka pak kohë që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit.
Velo tregoi për takimin e parë me Fatos Lubonjën dhe gjestin e tij heroik në burg duke refuzuar punën si skllav.
“Me Fatosin jemi takuar për herë të parë në autobus, po shkonim për në Spaç. Shkuam deri atje, pastaj Fatosi ishte atje për disa kohë dhe e çuan në Burrel. Gjatë asaj kohe ishte një nga miqtë e mi më të mirë, por ka kohë që nuk kemi marrëdhënie të ngrohta, por do të them të vërtetën.
Kur isha në Spaç nuk kam parë një qëndrim të tillë si i Lubonjës, ishte qëndrim heroik dhe me shumë risk. Sepse Fatosi tha: Unë nuk shkoj në punë, se jam dënuar me heqje lirie, jo me punë si skllav.
Kjo ishte e rëndë për sistemin. Ishte i pari Fatosi që e tha këtë dhe për muaj të tërë i qëndroi, pavarësisht se e fusnin në birucë, e linin një muaj e nxirrnin ai akoma vazhdonte. Ai ishte person heroik, unë nuk jam i tillë,” – tha Velo./lapsi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK