Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së premte në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit. Policia bën me dije se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit. Ata janë dërguar në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore.
“Pogradec/Informacion paraprak. Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’, njofton policia./euronews.al
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër