Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi organizmin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë, që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti, që shkaktoi 51 viktima.
“Është e nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë”, deklaroi Macron, pas samitit të NATO-s, në Londër.
Sipas tij, kjo konferencë synon të mobilizojë partnerë publikë e privatë, për të organizuar rindërtimin pas tërmetit, që la rreth 5000 të pastrehë.
Më 30 nëntor, kryeministri Edi Rama falënderoi ekipet e shpëtimit, që erdhën nga jashtë vendit, veçanërisht nga Franca, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter./ATSH/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...