Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Macron është pritur nga Rama, ku i janë bashkuar 46 liderëve të tjerë nga bota në “Shtëpinë e Europës’.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Rinas mesditën e kësaj të premte, ku u prit nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrat Pirro Vengu dhe Mirela Kumbaro.
Kjo është vizita e dytë zyrtare e Macron në Tiranë, ku në këtë vizitë shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Brigitte Macron. Macron vizitoi Tiranën për herë të parë në tetor të 2023.
Macron do të vijojë vizitën zyrtare edhe të shtunën e 17 majit, ku pritet që së bashku me kryeministrin Edi Rama të inaugurojnë edhe shkollën e teknologjisë “Ecol 42”./rtsh.al/


Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...