Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”
Kështu bëri të ditur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook duke thënë se Franca e deshi, frymëzoi dhe e lartësoi Kadarenë, shkruan Arbresh.info.
“Pallati i Brigadave – Presidenti Emmanuel Macron i Francës, vendit që aq shumë e deshi, aq shumë e frymëzoi dhe lartësoi Ismail Kadarenë, i dorëzon shkrimtarit tonë të shquar Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit””, shkroi Rama.
Në fjalën e tij, Macron dha vlerësimet më të larta për veprat e Kadaresë, ku veçoi romanin “Pallati i Ëndrrave”, duke u shprehur se aty u pasqyruan ëndrrat e një populli të tërë.
“Vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Ajo është përforcuar në kundërshtim, është ngritur peshë kundër ndalimit. Ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbylli gojën, ka përshpëritje më të forta se britmat. Për këtë rol, si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës si lajmëtor i lirisë për këtë lidhje drithëruse që ju mishëroni mes shqipërisë dhe francës kam nderin tju ngre në gradën e ligjionit të lartë të urdhrit të oficerit”, tha presidenti francez.
Kujtojmë që Presidenti Macron do të zhvillojë ditën e nesërme vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës do të takohet kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj./Arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...