Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, në Lushnje nuk kanë të ndalur zjarret.
Një vatër e re u aktivizua orët e fundit në pyllin e Garunjasit, ku nje sipërfaqe pylli me pisha u përfshi nga flakët. Zjarri ka rënë rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe zjarrfikësit janë lajmëruar nga kalimtarë të rastit.
Shefi i shërbimit zjarrfikës në Lushnje, Fatmir Bozi shprehet se papërgjegjshmëria e njerëzve shpeshherë i përball me situata të tilla zjarresh, ndaj dhe flakët e fundit nuk ishin rastësore.
Zjarret që në muajin shator në Lushnje shkrumbuan dhjetëra hektarë ullinj, në shumicën e rasteve ishin të qëllimshme. Policia e Lushnjes ka bërë kallëzim në prokurori për çdo vatër dhe janë proceduar disa persona. Por, ende deri tani nuk është bërë një përllogaritje e dëmeve të shkaktuara nga këto zjarre./Top Channel
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit