Lulzim Basha shpjegoi para grave e vajzave në Lezhë programin ekonomik të Republikës së Re. Basha tha se plani i tij ka funksionuar në perëndim dhe do funksionojë edhe në Shqipëri pasi ka pasur mbështetjen e eskpertëve më të mirë ekonomikë gjermanë. Taksat do të ulen, dhe do kemi taksë të sheshtë. Do ketë më shumë para në xhepin e shqiptarëve për të blerë dhe më shumë para për biznesin për të investuar në vende pune. Basha tha se do të ketë investim në arsim me shkolla me drekë për fëmijët shqiptarë dhe pensione minimale 250 mijë lekë në muaj. Të rinjtë do kenë praktika pune ndërsa fermerët para në dorë për prodhimin.
“Programi im ka praktika pune një vjeçare për 10 mijë studentët më të mirët me pagesë prej 200 mijë lekësh në muaj dhe për 75% deri në 90% prej tyre do të mundësojë një të ardhme të sigurt, një vend të mirë pune. 100 milionë euro në vit do të shkojnë për të subvencionuar fermat dhe fermerët shqiptarë dhe gratë shqiptare që punojnë në sektorin bujqësor”, tha Basha. Kryetari i opozitës theksoi se Rama i kishte mundësitë për të mbajtur premtimet, por i shpërdoroi këto 4 vite. Ndërsa, programi i demokratëve do funksionojë e do të përmirësojë jetën e shqiptarëve.
“Edi Rama i kishte mundësitë ti mbante premtimet por Edi Rama i braktisi premtimet që ditën që u bë kryeministër. Mbajeni mend, mos e harroni. Kjo është e rëndësishme në gjykimin që do bëni ju në datën 25 Qershor. Sot thotë nuk kisha kohë. Kishte 4 vjet. Kishte 16 miliardë euro, nga 4 miliardë çdo vit, që i ka shpenzuar. Kishte mandate plot në Parlament për të marrë vendimet e duhura për të lehtësuar jetët tuaja. Por mori vendime që ua vështirësuan jetën. Kishte në dorë të ulte taksat, të ndihmonte ekonominë dhe gratë kryefamiljare në veçanti. Por çfarë bëri?! I rriti taksat për të gjithë shqiptarët”, tha Basha.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit